Pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës, pamje nga fashtrat e këtij qyteti e tregojnë zonën sikur është në gjendje lufte. Dhjetra shtëpi kanë mbetur të rrënuara nga lëkundjet sidomos në fshatin Floq, ndërsa dëme ka pasur edhe në njerëz.
“Ketu është bërë si Gerdec”, thonë banorët.
Sipas raportimeve të mëhershme tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë lëkundjeve sizmike në fshatin Floq. Burimet bëjnë me dije se personat kanë mbetur të dëmtuar nga rënia e mureve të banesave në kokë dhe trup.
Personat kanë marrë plagë nga rënia e tullave, ndërsa janë dërguar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Korçës. Ende nuk dihen nëse ka persona të tjerë të lënduar. Lëkundjet e tërmetit kanë dëmtuar edhe 7 banesa në fshatin Vidohovë në Devoll. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz në këtë fshat.
Për gazetaren e Fax News, Lediona Xheladinaj banorët tregojnë momentet e tmerrit gjatë lëkundjeve, ku ndërsa i bëjnë thirrje shtetit për ndihmë ata shprehen se një tërmet i tillë nuk është parë që nga viti 1960.
“Kemi që në orën 06:15 që rrimë përjashta fëmijë pleq të sëmurë. Fshati është bërë shesh. Shteti të vërë dorë, le të mos bëjë një rrugë, le të mos ndërtojë një pallat por të vërë dorë tani sepse janë të gjithë njerëzit e këtij fshati përjashta. Kemi frikë të ecim nëpër rrugë nga gurtë dhe nga tullat. Dy i nisëm në spital, një nuse dhe një djalë…”, shprehet një prej banorëve të fshatit Flloq.
Ndërsa një tjetër prej banorëve po ashtu si problematik ngreh pikërisht banesën dhe ushqimin duke i bërë thirrje shtetit, ndërsa shprehet se: “Skemi ku të rrimë, ne nuk hyjmë dotë brenda kemi frikë. Ne na ka rënë çatia e banesës, fëmijtë i kemi rrugës, nuk hyjmë dotë në shtëpi. I lutemi shtetit të vërë dorë na çojë një çadër apo ushqime. I kemi gjithçka brenda në shtëpi dhe nuk hyjmë dotë nga frika.”
“Kanë qënë 16 tronditje, sidomos tronditja e 4 ishte fatale i hapi shtëpitë të gjitha. Ka rënë avllia, muri rrethues. Aq i fortë ka qenë tërmeti. Kur bie avllia që është në vend të hapur imagjino shtëpia që shtë ambient i mbyllur. I lutemi shtetit të vërë dorë ne nuk kemi ku të përplasemi. “- thotë një tjetër banor.
Për këtë ngjarje ka reaguar po ashtu edhe Ministria e Mbrojtejes, e cila jep një panoramë të përgjithshme mbi situatën që po mbizotëron në zonat e jugut.
Lëkundjet e tërmetit kanë qenë shumë të forta me magnitudë 5.3 ballë, situatë kjo e cila ka shkaktuar panik tek qytetarët e Korçës dhe zonave përreth. Raportohet edhe për 5 banesa të dëmtuara dhe dy të plagosur.