Duket se kanë nisur të shprehen pakënaqësitë e para të qytetarëve të Tiranës në lidhje me temperaturat e larta në “Sheshin Skënderbej”.
Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ishte i fokusuar në zgjedhjet dhe fitimin e PS-së qytetarët shprehen se në parkingun e qendrës temperaturat janë mjaft të larta.
“Përshëndetje JOQ! Këtu është vdekje. Po piqemi si në ferr. Vetëm nesër po dolëm që këtu. Lali Eri mund të flasë sa të dojë për fitoret andej lart, po ne mirë që paguajmë para për parkimin, po edhe ngecim këtu. Radha radhë, ja shikojeni vetë”, – thotë qytetari.
Duhet thënë se që prej momentit kur u ndërtua një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve ishin mujat e verës dhe temperaturat e larta që e karakterizojnë Tiranën.
(E.K/SHUPLAKA)