14:21 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Këtu jam i detyruar të ndërhyj, nuk pranoj marrëzinë”, pedagogu ka 9 pyetje për Ramën: Na kthe përgjigje!

11:03 | 16/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Këtu jam i detyruar të ndërhyj, nuk pranoj marrëzinë”, pedagogu ka 9 pyetje për Ramën: Na kthe përgjigje!

Pa masakrës në Resulaj, në Selenicë të Vlorës ku Ritvan Zykaj vrau 8 persona me armë zjarri, të afërm të tij, kryeministri Rama u gjend nën kritika për shkak të mungesës së një reagimi, të paktën ngushëllues në fillim për familjarët e viktimave, ndërsa pak ditë më vonë në përgjigje të një qytetari në rrjetet sociale rreth ngjarjes shkroi se “të tilla ekstreme ndodhin kudo”.

Ndërkohë Rama pas tragjedisë në Itali ku humbën jetën 39 persona, mes tyre dy shqiptarë, shprehu ngushëllime dhe tha se shqiptarët ndiejnë dhimbje për këtë ngjarje.

Në lidhje me këto dy qëndrime të kryeministrit rreth dy ngjarjeve, sigurisht të dyja të dhimbshme për shqiptarët, ka reaguar profesori dhe gazetari i njohur Erion Kristo.

Ai i dërgon një letër me 9 pyetje kryeministrit, dhe thotë se portali i Ramës nuk lejon shumë fjalë dhe në llogaridhënie flet vetëm ai, ndaj dhe këtë letër ia dërgon në formë të hapur ku I kërkon Ramës që të përgjgijet.

Postimi i plotë:

Gazetari, pedagogu dhe aktivisti i njohur Erion Kristo i dërgon një letër me 8 pyetje kryeministrit Rama pas ngjarjes së fundit që ka tronditur opinonin publik, vrasjen e 8-fishtë në Selenicë të Vlorës.

Gazetari thotë se portali i Ramës nuk lejon shumë fjalë dhe në llogaridhënie flet vetëm ai, ndaj dhe këtë letër ia dërgon në formë të hapur me shpresën se do marrë një përgjigje edhe pse këtyre pyetjeve, kryeministri do e ketë të vështirë t’u përgjigjet.

Para pak ditesh ndodhi nje ngjarje e rende, ku dikush vrau 8 te aferm te tij per nje fjale goje. Une pashe me qindra postime, midis tyre kishte shume qe ofendonin Kryeministrin. Me pas pati serish shume postime per shkak se Kryeministri nuk shprehu ndonje ngushellim per ngjarjen. Keto postime u shtuan kur Kryeministri shprehu ngushellime per ngjarjen e rende ne Itali.
Ngjarja e Italise ishte vertet e rende, ndaj shpreh ngushellimet e mia per popullin italian. Ajo ishte dhe me e rende sepse aty humben jeten dy djem shqiptare, qe shkonin ne pune. Mendoni sa fat i keq. Gjithe ajo Itali, vdekja po shqiptarin do gjemoje. Po ky eshte diskutim tjeter. Ngushellime te sinqerta per familjet shqiptare.
Le te kthehemi te reagimi i te parit te vendit tone. Ai u shpreh, me te njejten arrogance qe e karakterizon gjithmone se ai nuk ka asnje pergjegjesi per ngjarje te tilla, se ato ndodhin kudo, dhe ai ska se cfare tu beje.
Ketu jam u detyruar te nderhyj, ne rolin tim si njeri qe nuk e pranon dot marrezine, ne asnje lloj forme, ne asnje kohe. Ju e dini sa kam folur une per keto ngjarje ne te shkuaren.
Shpjegimi im eshte i thjeshte. Kryeministri e di shume mire qe ka pergjegjesi. Ai thjesht i mohon ato dhe u jep mbeshtetesve te vet argumentin qe ata ta shkruajne neper fejsbuqe dhe portaluqe. Le ti bejme disa pyetje kryenjeshit, pyetje qe nuk ja bejme dot neper ato llogaridheniet, ku vetem ai flet.
1. Cila eshte reforma juaj ne 5 vjet lidhur me shendetin mendor?
2. Pse eshte nderprere aksioni per mbledhjen e armeve?
3. Cfare ka ndodhur me denoncimet qe jane bere ne polici lidhur me personin ne fjale?
4. A ka pergjegjesi pushteti vendor dhe policia lokale?
5. Pse vetem tre dite pas ngjarjes, ne Vlore jane kapur tre persona me arme?
6. Cili eshte reagimi i qeverise tuaj lidhur me ngjarje te tilla? A keni bere ndonje mbledhje?
7. Perse Ligji per policimin ne komunitet mbahet peng?
8. Pse e degjeneruat Urdhrin e Psikologeve?
9. Vetem ne Vlore jane 1600 persona ne nje situate te shendetit mendor te cenuar. A keni dijeni?
Keto jane disa pyetje siperfaqesore. Ka dhe dhjetera te tjera. Po dhe me kaq duken qarte pergjegjesite tuaja. Ndonje reagim mund ta beje dhe opozita.
Ne gjithe boten qe permendni ju, pasi ndodhin ngjarje te tilla, dikush merr persiper pergjegjesine, me doreheqje, largim, etj. Prandaj mos na e permendni boten si pa te keq. Bota mbare reagon. Shikoni Italine pas rrezimit te ures, apo Greqine pas zjarrit.
I nderuar z. Kryeminister. Shpresoj qe ju te qeverisni. Deri me tani keni qeverisur vetem financat, me shume sukses. Po jo jeten tone. Jemi akoma te hallakatur, te pashprese, te pakesuar, te stresuar. E di qe eshte gabim qe ta kerkoj kete nga ju. Po ju keni bllokuar cdo gje. Gjithcka kulmon te ju. Madje ju na keni mesuar te merremi me atletet tuaja, gje qe une se kam bere. Na ktheni pergjigje per keto pyetje, se nuk ua nisim dot te portali, se nuk lejon shume fjale.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: edi ramaErion Kristo
Pas

Reali e nis sezonin me dështim, e përditshmja ‘’Marca” ka vetëm një pyetje

Para

U kap me 19 pistoleta, i riu suedez del para gjykatës: Kisha nevojë për para, intenerari që ndoqa

Para
U kap me 19 pistoleta, i riu suedez del para gjykatës: Kisha nevojë për para, intenerari që ndoqa

U kap me 19 pistoleta, i riu suedez del para gjykatës: Kisha nevojë për para, intenerari që ndoqa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal në Librazhd, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Ministri Vengu, vizitë në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile: Rritje e kapaciteteve për modernizim të plotë

Finalizohet operacioni “Identiteti”, vihet në pranga 21-vjeçari që mashtronte me karta identiteti false

Vrau efektivin e “Shqiponja”-ve me plumb në kokë, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Azgan Mërnica

Debate në forta në seancën e dosjes “Plumbi i artë”,3 avokatë përplasen me prokurorin, braktisin seancën

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

Kukës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar

Berisha: Ambasadori Daum ishte zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90 kur të tjerët donin që vendi ynë të mbetej Kuba e Adriatikut

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.