Nënkryetari i grupit parlamentar në partinë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të qevreisë franceze për të pezulluar rritjen e çmimit të naftës.
Paloka shkruan se francezët për pak cent janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë, ndërkohë që Rama kaloi në parlament një paketë taksash dhe një buxhet që u rremben dhe qindarkat e fundit shqiptarëve.
Më tej Paloka shton me ironi se këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplome të kopjuar apo ate me diplomë false.
Postimi i plotë
Francezet per pak cent , jane ngritur ne kembe popull e polici bashke… dhe nuk jane populli me i varfer i Evropes…
Rama kalon ne Parlament nje pakete taksash dhe nje buxhet qe rremben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptareve per t’ju a kaluar me PPP pese miqve te tij ( praktikisht per ti kaluar ne xhepin e tij) nderkohe qe nxjerr ne rruge qindra familje pa ju dhene asnje cent… por ketu jane ne hall se ke nga velinat e tij do kandidoje Rama; ate me diplome te kopjuar apo ate me diplome false…
(M.Q/Faxweb)