Një rrëfim ndryshe ka qenë ai i avokatit Spartak Ngjela në emisionin “Fol me mua” nga Rovena Dilo në ekranin e Faxneës.
Ngjela foli për historinë e vendit, lidhjen me Italinë, tek antikultura në ditët e sotme por nuk u la pa ngacmuar edhe për situatën aktuale në Shqipëri.
Ngjela: Nuk më lidh kultura italiane e tim eti por ne patëm një histori, që nga viti 1958 e deri në 1973 këtu dukej italia, RAI1 dhe RAI2.
E hoqën në 74 filloi lufta kunbdër liberalizmit, u tremb Enver Hoxha.
Tirana, Durrësi, Vlora kulturën e brezit të ri e morën nga RAI. Pastaj kaluam nga muzika italiane te ajo amerikane dhe anglo saksone. Pasi u ngopëm me muzikën anglo-saksone, kaluam te ajo klasike.
Pse ka kaq shumë anti-kulturë?
Ngjela: Nuk di arsyen po niveli i dobët i shkollës dhe një dëshirë e madhe për tu larguar, që nuk është negative. Ata na kanë mbajtur ne, me remitancat e tyre, ku kishim të ardhura. 92-96 u shkatërruan 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri. Këtu kanë ndodhur gjëra që do i zgjidh vetëm historia. Gjithë mundimi 4-vjeçar i shqiptarëve që i ndërtuan bukëthatë. Krim i madh. Goditën dhe arsimin, prishën qytetet.
Për avokatin Ngjela, sot nuk ka opozitë. Ai tha se Sali Berisha e çau partinë në dy pjesë për interesat e tij.
Sipas tij, sot e djathta është e paralizuar.
Ngjela: Shqipëria nuk ka opozitë, gjëndje e rëndë. E krijoi Saliu. Doli non grata në Amerikë, PD e hoqi nga grupi parlamentar, ai bëri foltoren, cau partinë dhe e bëri 2, për interesin e vet. Sot e djathta është e paralizuar, edhe historia e Shqipërisë.