Skandali më i fundit i zbuluar nga Cambridge Analytica në Londër, ka pushtuar mediat e botës.
Sipas zbulimit, të dhënat personale të njerëzve në Facebook janë përdorur gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump dhe referendumit të Brexit.
Cambridge Analytica u bllokua nga Facebook, dhe duke folur për CNN, themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për këtë “thyerje besimi”.
“Kjo është një thyerje e madhe besimi dhe më vjen me të vërtetë keq. Është përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë të dhënat e njerëzve dhe nëse nuk mund ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’ju shërbejmë atyre.
Përgjegjësi e jona tani është të sigurohemi që kjo të mos ndodh më”.
Pas këtij skandali, njerëzit po pyesin se çfarë lloj informacioni Facebook ka rreth përdoruesve të tij.
Ekziston një mënyrë se si mund t’i shihni informacionet personale që Facebook i ka për ju. Mënyra është kjo:
1. Kyçuni në Facebook
2. Shkoni në “Settings”
3. Rrëshqitni në fund të “General Account Settings”, dhe klikoni në “Download a copy of your Facebook data”
4. Vendoseni e-mailin tuaj
5. Kur të dhënat janë gati, do t’ju kërkohet ta shkruani fjalëkalimin përsëri
6. Më pas, gjithçka është gati të shihni se çfarë di Facebook për ju.
(F.G/Faxweb.al)