Emigrantë e kthyer nga Greqia po presin me orë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Udhëtimin deri në kufij e kanë bërë me taksi, por këto të fundit nuk marrin më shumë se dy persona pasi gjobiten.
Emigrantet tashmë ndodhen ne piën kufitare të Kakavijës duke pritur familjarët e tyre për ti marrë dhe për të shkuar pranë familjeve të tyre në Berat.
Ata kanë pohuar për FaxNews se situata e COVID19 në Greqi është shumë e rënduar dhe janë trembur duke lënë kështu punën dhe duke u rikthyer pranë familjeve.
“Është më mirë të jemi pranë familjes. Nuk na kontrolluan asgjë dhe do të rrimë 2 javë në shtëpi.
Në punë kemi qenë ne në bujqësi, por doje një letër që të punoje. Dhe në Greqi kishte shumë postoblloqe, duhet të kesh një autorizim.
Kemi mbërritur në mengjës do të shkojmë në Berat, shumë e vështirë gjendja dhe në Greqi. Po presim që të vijnë që të na marrin me taksi. Paniku sa vjen dhe shtohet dhe në Greqi. Këtu ndihemi më të sigurtë.”- thanë ato.