09:07 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Këtyre do t’ua marrin paratë, pronat dhe pallatet”, Spartak Ngjela paralajmëron Bashën dhe Berishën

17:04 | 06/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

Spartak Ngjela nuk ndalet së sulmuari ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Facebook, avokati i njohur komenton tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga Kavaja, i cili sipas Ngjelës, ka mbështetjen e amerikanëve.

Ndërsa dyshja Basha-Berisha sipas tij, janë bashkuar me Moskën, Shkupin dhe Athinën kundër interesit shqiptaro-amerikan.

Sipas Ngjelës, Bashës dhe Berishës do t’ua marrin paratë, pronat dhe pallatet.

REAGIMI I NGJELËS

Historia na ka mësuar një aksiomë: në një luftë fiton gjithmonë ai që di të koordinojë mendjen me forcën.

  1. Kur ke forcë por nuk ke mend, je i humbur.
    Kur ke mend por s’ke forcë, të paktën ke mundës i të shpëtosh kokën.
    Kur nuk ke as mend dhe as forcë, mendojni vetë se në ç’luftë ke hyrë…

Në këtë gjendje ndodhet Berisha… nuk ka as forcë, dhe as mend për të shpëtuar kokën dhe taborin e korruptuar, e të mos i zhtyste kaq thellë të tjerët – ekipin e korruptuar të ministrave të tij.

Këtyre paratë do t’ua marrin, edhe pronat, edhe pallatet, por mund ta kishin kaluar më lehtë po të mos ishin bashkuar me Moskën, Shkupin dhe Athinën kundër interesit shqiptaro-amerikan.

Il.
Është lufta e dytë Saliut me Amerikën. Për të qeshur është, por e thamë më lart: ka hyrë në luftë pa forcë dhe pa mend.

Të paktën në luftën e parë ishte president dhe kryeministër njëherësh. Po, në këtë luftë të dytë që nuk ka asgjë – ku mendon të shkojë?
Drejt hiçit absolut. Kjo është rruga që ka nisur. 
Por, çfarë kërkon të bëjë?
Kërkon destabilizim e Shqipërisë, ashtu sikundër që e kam analizuar dy apo tre herë gjatë këtyre dy muajve të fundit.

Por si do të mund ta arrijë destabilizimin? Me asgjë. Me klithma njerëzish që nuk përfaqësojnë dot asgjë. Dhe kundër Amerikës, me fshehje sikur janë kundër Ramës. Gjëndje gjysmë e marrë, sigurisht.

lll.
Ekspertët amerikanë po qeshin me Berishën ndërkohë, dhe i kërkuan Ramës të tërhiqet nga Kavaja me kandidatin e tij. Por, edhe pse ky nuk donte të tërhiqej se ishte përgatitur t’i thyente njëherë e mirë, e pranoi sugjerimin e aleatëve.

Amerikanët nuk duan të shohin masakrimin e një qyteti të vogël; një ngjarje kjo e cila mund të shkaktonte dramë kombëtare. Kurse Rama kishte menduar t’i ndalonte me 2000 policë dhe trupa speciale që të Shkëmbi i Kavajës. Dhe sigurisht do t’i ndalonte, por ka mundësi që kjo që iu sugjerua, të jetë metodë shumë më e mirë.

Gjithsesi, Rama bëri shumë mirë që iu caktoi tetë majin cakun e fundit që i pret në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Koha për Reformën në Drejtësi nuk pret më, as për shqiptarët dhe as për aleatët. Shenjat janë që orientalët do ta paguajnë shumë shtrenjtë pezullimin që i bënë vetingut.
Parlamenti i ri do të jetë i gjithi për Reformën. Ky është pa dyshim suksesi i pritshëm kombëtar.

Etiketa: lulzim bashaSali BerishaSpartak Ngjela
Pas

“Filloi realizimi i platformës së Tiranës”, VMRO-DPMNE deklarata kundër Talat Xhaferrit

Para

“Të vriten Macron dhe Le Pen”, paralajmërime të frikshme nga ISIS një ditë para zgjedhjeve në Francë

Para
“Të vriten Macron dhe Le Pen”, paralajmërime të frikshme nga ISIS një ditë para zgjedhjeve në Francë

“Të vriten Macron dhe Le Pen”, paralajmërime të frikshme nga ISIS një ditë para zgjedhjeve në Francë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Kancelari gjerman i kërkon Trumpit të qëndrojë pranë Evropës në mbrojtje të Ukrainës

Romë, Meloni dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10 miliardë euro për Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

“Afrika e Jugut dhe Libia po pushtojnë Europën!”/ Greqia pritet të ashpërsojë sot masat për emigracionin e paligjshëm

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.