Khabib Nurmagomedov ka vendosur të ngjitet sërish në ring, teksa ka zyrtarizuar datën dhe kundërshtarin e rradhës.
Pasi turpëroi tetorin e vitit të shkuar parë Conor McGregor, duke e mposhtur keqazi, sportisti rus ka nënshkruar një marrëveshje me amerikanin Dustin Poirier për UFC 242.
Sfida është planifikuar për t’u zhvilluar në mbrëmjen e 7 shtatorit në Abu Dhabi ndërsa kushtet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike.
30-vjeçari njihet si një nga luftëtarët më të mirë në botë të arteve marciale, ku në UFC ka regjistruar 27 fitore dhe asnjë barazim.
Sportisti nga Dagestani ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës së UFC-së me 9 muaj pezullim, të cilin e shlyen pikërisht pak muaj para kësaj përballjeje. Sa i përket Poirier, ai është 30 vjeçar, aq sa Khabib. Por ndryshe nga zotëruesi i titullit, ai ka zhvilluar 31 duele, ka fituar 25 dhe ka humbur vetëm 1.
Ndërkohë kundërshtari i tij, Poirier numëron 25 fitore dhe 5 humbje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)