Gazetari Mentor Kikia ka nxjerrë në pah pislliqet që ka hasur në plazhin e Durrësit duke i bërë thirrje njerëzve që të mos lënë plehrat në tokë. Në fotografitë në Facebook ku tregon shishe apo mbetje të tjera në rërë, Kikia ngre pyetjen: “Përse nuk i merrni me vete mbeturinat ti çoni tek koshi?”
“Njerëz, behuni njerëz, dreqi ta hajë! Dakord shumë, duhet të kemi me shumë plazhe publike. Njerëzit kanë nevojë të qëndrojnë në rërë nëse nuk duan apo nuk kanë mundësi të paguajne shezllonet. Dhe qeveria duhet ta garantojë këtë me patjetër. Po këtyre plehrave si t’ia bëjmë?
Kur shkoni dhe uleni në rërë, hani ushqimet e pini birrë e ujë, përse nuk i merrni me vete mbeturinat ti çoni tek koshi?
Edhe pas 30 vjetësh, kur hanim në rërë e dh…. në det, sërish kështu do të vazhdojmë?
Edhe pasi keni dalë jashtë, keni parë botë dhe qytetërim me sy, keni parë qytete të pastër, ku nuk hidhet përtokë asnjë bisht cigareje, sërish do te ikni duke i lëne shishet, bidonat e pjatat në rëre?”, shkruan Kikia.(A.M/Faxweb.al)