Lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un ditët e fundi ka qenë në vëmendjen e mediave botërore në lidhje me një “inskenim” nga ana e tij për ndarjen e tij nga jeta.
Në lidhje me këtë veprim kanë reaguar edhe shumë teoricientë të ndryshëm pretendojnë ku se Kim Jong Un ka një person sozi, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri paraqitjen e tij të parë në publik pas disa javësh me thashetheme se kishte vdekur.
Nga ana tjetër media shtetërore e vendit transmetoi imazhet e Kim në një ceremoni ku preu shiritin e një fabrike plehrash të premten e kaluar në periferi të Phenianit, paraqitja e tij e parë që prej 11 prillit. Duke u nisur nga fotografitë e publikuara kritikëtët nuk hezituan ta krahasonin diktatorin me traditën e autokratëve, përfshirë Adolf Hitlerin, Joseph Stalin dhe Saddam Hussein- se njeriu që doli në publik ishte sozia dhe jo diktatori aktual i Koresë Veriore.
Detaje si Veshët dhe dhëmbët e Kim kanë qenë në fokus, shumë duke krahasuar imazhe të datuara të një Kimi të ri, me fotot e fundit të javës së kaluar.Një vështrim i shkurtër i imazheve të publikuara nga makina e propagandës koreane tregonte se fotografia e Kim me dhëmbë të shtrembër është një version i edituar në mënyrë të ashpër të një prej fotove të publikuara zyrtarisht.
Në një reagim të saj ish-deputetja konservatore Louise Mensch shkroi: ‘Nuk është i njëjti person. Nuk jam i sigurt nëse na përshtatet për të shkuar bashkë me të apo jo, por këto të dy nuk janë të njëjta.”