Legjenda e NBA ka rrëfyer natën e çmèndur që kaloi para disa vitesh me femrat sèksi të harèmit të liderit koreano verior, Kim Jong Un. Dennis Rodman, sot 58 vjeç shpjegoi se gjithçka ndodhi kur vizitoi Pyongyang në vitin 2013. Në intervistën për podcastin e ish-boksíerit Mike Tyson, Rodman tha se kur u takuan, nuk e dinte çfarë roli kishte Kim.
“Ai më pyeti, ‘A të pëlqen vendi im?’ dhe i thashë, ‘Po, është shumë mirë’”, tregoi legjenda e basketbollit. Përveç kësaj, díktatori i bëri të qartë se ftesa ishte për Michael Jordan, por ai e kishte të pamundur që të udhëtonte për në Korenë e Veriut, prandaj thërritën Rodman.
Nata e çmèndur nisi kur Kim e ftoi në shtëpi për një festè. “Le të hamë darkë sonte. Pak karaoke dhe vòdka, femra sèksi dhe gjëra të tilla”, tha Rodman duke cituar fjalët e líderit koreano verior.
“Gjëja tjetër që di është se po hanim darkë dhe ishim të dèhur, ai filloi të këndonte karaoke dhe nuk kisha idenë se për çfarë po fliste. Më pas hyri një bandë prej 18 femrash sèksi, të cilat luajtën këngën e shfaqjes Dallas të vitit 1978”, rrëfeu Rodman. Ndërkohë, mediat më të mëdha në mbarë botën vijojnë të bëjnë shkrime për shëndetin e Kim Jong Un, disa prej të cilave thonë se është mirë, ndërsa të tjerë thonë se gjendja e tij është krítike.(A.M/Faxweb.al)