Diktatori Kim Jong-un është shfaqur për herë të parë pas spekulimeve se motra e tij do të marrë drejtimin e Koresë së Veriut. Në një mbledhje partie, shfaqet duke pirë cigare ndërsa i paralajmëron autoritetet që të përgatiten për rrezikun me të cilën mund të përballet vendi nga pandemia e Covidit tek një tajfun i fuqishëm.
Gjatë takimit, Kim tha se ekzistojnë “disa mangësi” në përpjekjet e shtetit për të qëndruar larg virusit, raporton media shtetërore verikoreane, pa dhënë më shumë detaje. Deri tani, Korea e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me Covid dhe mund të ketë një shpërthim të madh me efekt shkatërrues për popullin e varfër.
Ndërkohë, pritet që vendi të goditet nga tajfuni Bavi në fund të kësaj jave. Phenjani ka insistuar për kohë të gjatë se nuk ka asnjë person të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse vëzhguesit kanë dyshime për këto pretendime.(A.M/Faxweb.al)