Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbërritur në Rusi, një ditë para takimit me presidentin rus Vladimir Putin.
Si zakonisht, rruga e Kim zgjat më shumë pasi ai udhëton me tren dhe jo me ndonjë mjet tjetër udhëtimi. Pas zbritjes nga treni i blinduar në stacionin kufitar rus, lideri korean është pritur nga një grup vajzash me veshje tradicionale, me lule dhe bukë me kripë, të cilën e Jung e provoi.
Pas përshëndetjes së Kim Jong Un në stacion, zyrtarët e çuan atë në Shtëpinë e Miqësisë Ruse-Koreane, e ndërtuar para një vizite të vitit 1986 nga gjyshi i tij i ndjerë dhe themeluesi i shtetit Kim Il Sung, i cili vdiq në 1994. Të enjten Kim dhe Putin do të takohen për të diskutuar përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean.
Takimi do të realizohet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.
Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.
Trump dhe Kim u takuan në qershor 2018, që ishte takimi i parë I një presidenti të SHBA dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut – në një samit historik në të cilin të dy liderët sinjalizuan një dëshirë për të përmirësuar marrëdhëniet.
Edhe takimi i dytë, në Hanoi në shkurt 2019, përfundoi pa marrëveshje për lehtësimin e sanksioneve ekonomike që Koreja e Veriut po shpresonte.
Sanksionet shumëpalëshe kanë qenë në vend kundër kombit të izoluar për dekada, kryesisht për shkak të përpjekjeve të saj për të zhvilluar armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë.