Ashtu si shumë amerikanë, edhe Kim Kardashian e kaloi një pjesë të mirë të ditës së saj duke reflektuar në periudhën e presidencës së Barack Obama. Siç duket Obama ka qenë një presidnetët e saj të preferuar. Kim Kardashian ka shpërndarë fotografi dhe falenderimë për të.
Ajo postoi në Twitter disa foto të bukura të familjes së saj me presidentin Obama, dhe vajzën North super të nxehur, të cilës mesa duket nuk i ka pëlqyer që Kim i ka ndërhyrë në muhabetin me presidentin. Këto moment me siguri do të mbeten gjatë në arkivat e familjes Kardashian, dhe vetë Kim është shprehur se mezi pret t’ua tregojë fëmijëve të saj një ditë. “Faleminderit zoti President! Do e ndjejmë mungesën tëndë”, shkroi ajo në rrjetet sociale. (J.V/Shuplaka)