Modelja e njohur Kim Kardashian dhe partneri i saj Kayne West u bënë prindër për herë të pare, disa ditë më parë.
Në një postim në Instagram, Kim ka ndarë me ndjekësit foton e parë të të voglit, të cilën Kayne ja ka nisur bashkëshortes së bashku me një poezi me rastin e festës së nënës.
“Dita e bukur e nënës! Me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt jemi të bekuar tej mase. Kemi gjithçka që na duhet”- janë fjalët e Kayne-t për Kim, ndërsa kjo e fundit zbulon krahas postimit emrin e të voglit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Psalm.