Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka reaguar në lidhje me humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Ai thotë se PD po paguan mëkatet e baballarëv që sipas tij dinin të ndërtonin parti por jo edhe shtet.
Mehmeti vlerëson kryetarin Basha dhe thotë që ai duhet të mburret me kontributin që dha ai për një Shqipëri ku vendos votuesi dhe jo numëruesi, ndërsa kujton se partia që trashëgoi ai ishte ajo që e rrënoi njëmendësinë komuniste, por jo edhe mendësinë politike që shtetin e barazon me partinë.
DEKLARATA E PLOTË:
PD’ja paguan mëkatet e ‘baballarëve’ të saj, që dinin të ndërtonin parti, por jo edhe shtet!
Pasi fletë populli, duhet të heshtim edhe ne që mendojmë se ai ka ‘gabuar’! Për dallim nga ne, populli kurrë nuk gabon! Dhe votuesit e Shqipërisë folën dhe e bën zgjedhjen e vet! Sa i përket kryetarit aktual të PD’së, ai tani do e kuptojë se kur je i fortë, ke miq të rrejshëm, e kur bie nga froni, përballesh me armiqtë e vërtetë! Vlerësoj se kryetari i sotëm i PD’së, duhet të mburret me kontributin që dha për një Shqipëri ku do vendos votuesi, e jo numëruesi i votave! Pastaj, ai duhet ta ketë të qartë se PD’ja të cilën ai trashëgoi, ishte ajo që e rrënoi njëmendësinë komuniste, por jo edhe mendësinë politike që shtetin e barazon me partinë! Me çka e çoi popullin të pyes veten se a është më mirë të mirëmbash dhe durosh një, apo më shumë banda ‘hajdutokratësh’ si dhe, e çoi popullin të besojë se besnikëria ndaj flamurit partiak, është e barabartë me atë ndaj flamurit Kuq e Zi! Andaj pra, PD’ja e sotme paguan mëkatet e ‘baballarëve’ paraprak partiak, që dinin të ndërtonin parti, por jo edhe shtet! Sido qoftë, tani le të vlerësojmë sa çfarë fitoi, apo humbi Shqipëria, e jo partitë! Posaçërisht kur neve shqiptarëve jashtë mëmëdheut, na intereson një Shqipëri e fortë, e jo parti të forta!
(B.H/Shuplaka)