Warning: Attempt to read property "child" on null in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 45
Warning: Attempt to read property "child" on null in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 25

Pas bisedës telefonike të z. Xi me z. Zelensky, z. Kissinger beson se Kina po mundohet ta pozicionojë veten në rolin e ndërmjetësueses së Rusisë dhe Ukrainës. Si një prej arkitektëve të politikës që bëri bashkë Amerikën dhe Kinën kundër Bashkimit Sovjetik, dyshon se Kinës dhe Rusisë mund t’u shkojë fjollë bashkëpunimi. Natyrisht se të dyja kanë mëdyshje kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ai beson se kanë një mosbesim instinktiv kundrejt njëra-tjetrës. “Kurrënjëherë nuk kam takuar ndonjë lider rus që ka thënë diçka të hairit për Kinën”, thekson ai. “Dhe kurrënjëherë nuk kam takuar ndonjë lider kinez që ka thënë diçka të hairit për Rusinë”
Z.Kissinger e nis analizën e tij duke dënuar veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Padyshim se ishte një gabim katastrofal gjykimi prej anës së Putinit në fund”, thekson ai. Por edhe Perëndimi nuk është pa gjynahe. “Mendova se ishte shumë i gabuar vendimi për t’ia lënë Ukrainës çelë derën e anëtarësimit në NATO”. Kjo kishte pasoja destabilizuese, për shkak se t’i premtosh mbrojtje të NATO-s pa një plan konkret për këtë punë, e la Ukrainën në gjendje të mjerueshme të mbrojtjes, me garancën se do të zemëronte jo vetëm z.Putin, por edhe shumë bashkatdhetarë të tij.
Detyra e madhe tani është si t’i jepet fund luftës, pa lënë hapur shtegun e raundit të ri të konfliktit. Z.Kissinger thotë se dëshiron që Rusia të dorëzojë sa më shumë territor që e ka pushtuar në vitin 2014, por realiteti është se në çfarëdo marrëveshjeje armëpushimi, Rusia me gjasë në fund do ta mbajë Sevastopolin (qytetin më të madh në Krime dhe bazën kryesore detare ruse në Detin e Zi). Një këso ujdie, me të cilën Rusia do të humbte terren, por do të ruante hise të tjera, do t’i linte të pakënaqura edhe Rusinë, edhe Ukrainën.
“Loja” e rrezikshme evropiane
Sipas pikëvështrimit të tij, kjo është recetë për konfrontimin e ardhshëm. “Çfarë po thonë tani evropianët, për hesap timin, është çmendurisht e rrezikshme”, thekson ai. “Sepse evropianët po thonë: ‘Nuk i duam ata në NATO, sepse janë tepër të rrezikshëm. Dhe prandaj, do t’i armatosim deri në dhëmbë dhe do t’ua japim armët më të avancuara’”. Konkluzioni i tij është i zymtë: “Ne e kemi armatosur tani Ukrainën deri në atë shkallë saqë do jetë vendi më i armatosur dhe me lidershipin me më së paku përvojë në aspektin strategjik në Evropë”.
Për të vënë themelet e paqes së qëndrueshme në Evropë kërkohet që Perëndimi të bëjë dy kapërcime të mëdha imagjinate. I pari thotë se Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO, si mjet i përmbajtjes dhe i mbrojtjes së saj njëherësh. I dyti mëton se Evropa duhet të inxhinierojë afrim me Rusinë si shtegdalje për krijimin e një kufiri të qëndrueshëm lindor.
Shumë vende perëndimore, natyrshëm do t’ia prisnin rrugën njërit a tjetrit qëllim. Me Kinën të përfshirë si aleate e Rusisë dhe si kundërshtare e NATO-s, puna do të vështirësohet edhe më shumë. Kina ka interes të madh që Rusia të dalë e padëmtuar nga lufta në Ukrainë. Presidenti Xi jo vetëm që ka partneritet “pa kufizime” me z.Putin sa për ta nderuar, por falimentimi në Moskë do t’i sillte kokëçarje Kinës, duke krijuar boshllëk fuqie në Azinë Qendrore që rrezikon të mbushet me një “luftë civile të tipit sirian”.
Pas thirrjes telefonike të z.Xi presidentit Zelensky, z.Kissinger beson se Kina mund të jetë duke pozicionuar veten në rolin e ndërmjetësueses së Rusisë dhe Ukrainës. Si një prej arkitektëve të politikës që bëri bashkë Amerikën dhe Kinën kundër Bashkimit Sovjetik, dyshon se Kinës dhe Rusisë mund t’u shkojë fjollë bashkëpunimi. Natyrisht se të dyja kanë mëdyshje kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ai beson se kanë një mosbesim instinktiv kundrejt njëra-tjetrës. “Kurrënjëherë nuk kam takuar ndonjë prijës rus që ka thënë diçka të hairit për Kinën”, thekson ai. “Dhe kurrënjëherë nuk kam takuar ndonjë prijës kinez që ka thënë diçka të hairit për Rusinë”. Dy vendet nuk janë aleate të natyrshme.
Kinezët i janë rrekur diplomacisë kundrejt Ukrainës si shprehje e interesit të tyre kombëtar, thekson z.Kissinger. Megjithëse refuzojnë të pranojnë shkatërrimin e Rusisë, kinezët e pranojnë se Ukraina duhet të mbetet shtet i pavarur dhe janë kundër përdorimit të armëve atomike. Kinezët mund ta pranojnë madje dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. “Kina e bën këtë punë edhe për shkak se nuk dëshiron të përplaset me Shtetet e Bashkuara”, thekson ai. “Ata po krijojnë rendin e tyre botëror, për aq sa munden”.
Rreziku i frikshëm nga Inteligjenca Artificiale
Fusha e dytë, ku Kina dhe Amerika duhet të flasin është Inteligjenca Artificiale(AI). “Jemi krejt afër aftësisë ku makinat do të mund të përhapin murtajën botërore ose pandemi të tjera”, thekson ai, “jo vetëm me armë bërthamore, por në çfarëdo fushe të shkatërrimit njerëzor”.
Ai e pranon se edhe ekspertët në AI nuk e dinë çfarë do të jetë fuqia e saj. Por z.Kissinger beson se AI-ja do të bëhet faktor kyç në siguri brenda pesë vjetësh. Krahason potencialin e saj shkatërrues me shpikjen e shtypit, që përhapi ide që patën rol në shkaktimin e luftërave shkatërruese të shekujve gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë.
“Ne jetojmë në një botë të shkatërrimit të pashembullt”, alarmon z.Kissinger. Pavarësisht doktrinës se një qenie njerëzore duhet të jetë nën llupë, mund të krijohen armë të pandalshme dhe automatike. “Nëse i hidhni një sy historisë ushtarake, mund të spikatni se asnjëherë nuk ka qenë e mundshme të shkatërrosh të gjithë kundërshtarët tuaj për shkak të kufizimeve të gjeografisë dhe të saktësisë. Tani më nuk ka kufizime. Çdo armik është 100 për qind i cenueshëm”.
AI-ja nuk mund të hiqet qafe. Prandaj, Kina dhe Amerika duhet të kufizojnë fuqinë e saj ushtarakisht deri në një shkallë, si mjet diference. Por ato mund të kufizojnë edhe kërcënimin që përbën AI-ja, sikurse ndodhi me bisedimet për kontrollin e armëve që kufizuan armët bërthamore.
“Ma ha mendja se duhet të nisim të këmbejmë ndikimin e teknologjisë me njëri-tjetrin”, thekson ai. “Duhet të marrim hapa foshnjash drejt kontrollit të armëve, ku secila palë i paraqet tjetrës materialin e kontrollueshëm për kapacitetet e veta”. Në të vërtetë, atij ia merr mendja se vetë negociatat do të mund të ndihmonin për ndërtimin e mirëbesimit dhe konfidencës që ua mundësojnë superfuqive vetëpërmbajtjen. Sekreti i suksesit janë prijësit mjaftueshëm të fuqishëm dhe të urtë për të kuptuar se AI-ja nuk duhet shtyrë deri në limite të veta. “Dhe nëse mbështeteni kryekëput mbi çfarë mund të arrini nëpërmjet fuqisë, me gjasë do ta shkatërroni botën”.
Këshilla e tretë e z.Kissinger për liderët aspirues është që “t’i ndërthurin të gjitha këto objektiva të brendshme, çfarëdo qofshin ato”. Për Amerikën, kjo nënkupton të mësuarit si të jetë më pragmatike, duke u fokusuar në cilësi lidershipi dhe mbi të gjitha në ripërtëritjen e kulturës politike të vendit.

India si kundërpeshë e Kinës?
Për z.Kissinger, model për mendësi pragmatike është India. Në këtë linjë, kujton se si një ish-administrator i lartë indian i kishte shpjeguar se politika e jashtme nuk duhet të jetë e bazuar në aleanca të përhershme dhe pa e lidhur vendin me struktura multilaterale.
Qasja e tillë ndërvepruese nuk mund t’i shkojë natyrshëm për shtati Amerikës. Tema që thelbëson historinë epike të marrëdhënieve ndërkombëtare të z.Kissinger, “Diplomacia”, është fakti se Shtetet e Bashkuara ngulmojnë t’i përshkruajnë të gjitha ndërhyrjet e mëdha të jashtme amerikane si shprehje të qëllimit të tyre manifestiv të ribërjes së botës sipas imazhit të tyre si shoqëri, e lirë, demokratike dhe kapitaliste.
Për z.Kissinger problemi është konkluzioni që mëton se parimet morale shpesh ua marrin anën interesave – edhe atëherë kur nuk prodhojnë ndryshimin e dëshirueshëm. Ai e pranon se të drejtat e njeriut kanë peshë të madhe, por nuk pajtohet me vënien e tyre në zemër të politikës tuaj. Dallimi qëndron ndërmjet imponimit të tyre, apo spikatjes se sa do të ndikojnë në raportet e tua, pa harruar se vendimi është i të tjerëve.
“Jemi munduar t’i imponojmë në Sudan”, vë në pah ai. “Këqyre Sudanin tani”. Në të vërtetë, ngulmimi i vazhdueshëm se po bëni punën e duhur mund të kthehet në justifikim pse ke dështuar t’i mendosh pasojat e asaj politike, thekson ai. Njerëzit që duan ta përdorin fuqinë për të ndryshuar botën, argumenton z.Kissinger, shpesh janë idealistë, megjithëse rastet më tipike të gatishmërisë së përdorimit të forcës janë ato të realistëve.
India është kundërpeshë thelbësore kundrejt fuqisë në ngritje të Kinës. Megjithatë, ka të dhëna përkeqësuese për jotolerancën fetare, mashtrime në drejtësi dhe kinse shtyp. Një prej implikimeve – megjithëse z.Kissinger nuk e komenton troç – është se prandaj India do të jetë test nëse Amerika mund të tregohet pragmatike. Japonia do të jetë testi tjetër i radhës. Marrëdhëniet do të tensionohen nëse, sikurse parashikon z.Kissinger, Japonia do të bëjë hapa për të siguruar armë bërthamore brenda pesë vjetësh. Me njërin sy nga manovrat diplomatike që pak a shumë e ruajtën paqen në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ai pret që Britania e Franca t’i ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të mendojnë strategjikisht për ekuilibrin e fuqisë në Azi.
Koha për liderë të mëdhenj
Lidershipi e bën të veten njashtu. Z.Kissinger kaherë ka besuar në fuqinë e individëve. Franklin D. Rooselvelti ishte mjaftueshëm largpamës sa të përgatiste një Amerikë izolacioniste për atë që e shihte si luftë e pashmangshme kundër fuqive të Boshtit. Charles de Gaulle ia dha Francës besimin në të ardhmen. John F. Kennedy frymëzoi një brez të tërë. Otto von Bismarcku inxhinieroi bashkimin gjerman dhe qeverisi me shkathtësi dhe përmbajtje – dhe vendi iu dorëzua etheve të luftës vetëm pas rrëzimit të tij.
Z.Kissinger e pranon se lajmet dhe mediat sociale, 24 orë aktive, e kanë vështirësuar zbatimin e stilit të tij të diplomacisë.
“Nuk ma merr mendja se një president mund ta dërgojë sot një emisar me kompetencat që i kisha unë”, thekson ai. Por thotë se është gabim të agonizosh nëse ka shtegdalje. “Nëse i shihni liderët që i kam respektuar, ata nuk e shtronin fare këtë pyetje. Ata pyesnin: ‘A është e domosdoshme?’”
Kujton shembullin e Winston Lordit, anëtar i stafit të tij në administratën e Nixonit. “Kur intervenuam në Kamboxhia, deshi të tërhiqej. Dhe i thashë: ‘Mund të largohesh dhe të marshosh rretheqark me pankartë në duar. Ose mund të na ndihmosh t’i japim fund luftës së Vietnamit’. Dhe ai vendosi të qëndronte. Çfarë na duhet tani janë njerëz që marrin aso vendimi – aso që po jetojnë në këtë kohë dhe që duan të bëjnë diçka për të, e jo aso që ndjejnë keqardhje për vetveten”.
Prijataria reflekton kulturën politike të një vendi. Z.Kissinger, si shumë republikanë, shqetësohet pse edukimi amerikan është zhytur në çastet më të errëta të Amerikës. “Nëse dëshiron të kesh pikëpamje strategjike, duhet t’i besosh vendit tënd”, thekson ai. E, është davaritur perceptimi i përbashkët i vlerës së madhe të Amerikës.
Ai ankohet gjithashtu se mediave u mungon sensi i proporcionit dhe gjykimit. Kur ishte në detyrë, shtypi ishte armiqësor, por prapëseprapë kishte dialog me mediat. “Desh më çmendën”, thekson ai. “Por edhe ajo ishte pjesë e lojës… nuk ishin të padrejta”. Sot, krejt ndryshe, mediave nuk u shkon ndërmend të tregohen reflektive, thekson ai. “Angazhim im i madh është domosdoshmëria për baraspeshë dhe moderim. Institucionalizojeni këtë. Ky është qëllimi madhor”.
Politika, zi e më zi
Megjithatë, më së keqi i ka hesapet politika. Kur z.Kissinger shkoi në Washington, politikanët e dy partive zakonisht darkonin së bashku. Ai e kishte mirë me George McGovernin, kandidat demokrat për president. Për një këshilltar sigurie kombëtare nga pala tjetër, kjo nuk do të ishte normale ditëve të sotme, beson ai. Gerald Fordi, i cili mori detyrën pas dorëheqjes së Nixonit, ishte soji i njeriut tek i cili mund të mbështeteshin kundërshtarët për të vepruar ndershmërisht. Sot, të gjitha mjetet po konsiderohen të pranueshme.
“Mendoj se Trumpi dhe Bideni tani e kanë çuar armiqësinë në kulm”, thekson z. Kissinger. Druan se një situatë e ngjashme me “Watergaten” do të mund të çonte drejt dhunës. Është i shqetësuar pse Amerikës po i mungon lidershipi. “Nuk mendoj se Bideni mund të sjellë frymëzim dhe… po shpresoj se republikanët mund të dalin me dikë më të mirë”, thekson ai. “Nuk është moment i lavdishëm historie”, thekson ai, “por alternativa është abdikim i krejtësishëm”.
Amerikës si kurrë më parë i duhet të menduarit strategjik afatgjatë, ia ha mendja atij. “Kjo është sfida jonë e madhe që duhet t’ia bëjmë çajren. Nëse nuk ia dalim, parashikimi i dështimit do të vërtetohet”.
Nëse koha është e shkurtër dhe mungon lidershipi, cilat janë gjasat që Kina e Amerika të gjejnë shtegdalje që të jetojnë bashkë në paqe?
“Duhet ta pranojmë se jemi në një botë të re”, thekson z.Kissinger, “kështu që çfarëdo që bëjmë mund të shkojë keq. Dhe nuk ka shteg të garantuar”. Megjithatë, preferon të mbajë gjallë shpresën: “Shiko, kam pasur jetë të vështirë, por është themel për optimizëm. Dhe vështirësia – edhe ajo është sfidë. Nuk është e thënë që gjithnjë të jetë pengesë”.
Ai vë në pah se njerëzimi ka bërë hapa të mëdhenj. Dhe po, është e vërtetë se përparimi shpesh ka ardhur pas konflikteve të tmerrshme, si pas Luftës Tridhjetëvjeçare, luftërave napoleonike dhe Luftës së Dytë Botërore, por rivaliteti ndërmjet Kinës dhe Amerikës mund të jetë ndryshe. Historia na tregon se kur dy fuqi të këtij soji sfidojnë njëra-tjetrën, rezultati normal është konflikti ushtarak. “Por kjo nuk është rrethanë normale”, argumenton z.Kissinger, “për shkak të inteligjencës artificiale dhe shkatërrimit të përbashkët të garantuar”.
“Mendoj se është e mundshme që ju të mund të krijoni një rend botëror mbi bazën e rregullave që Evropa, Kina dhe India mund t’i ndjekin, dhe se kjo tashmë përfshin një hise të mirë të njerëzimit. Nëse shikoni anën praktike të saj, mund të jetë e dobishme – ose mund të bëhet pa katastrofë dhe mund të shënojmë përparim”.
Kjo është detyra e madhe për liderët e superfuqive të sotme. “Immanuel Kanti thoshte se paqja mund të jetësohet nëpërmjet mirëkuptimit ose një mase katastrofe”, shpjegon z.Kissinger. “Ai mendonte se paqja mund të jetësohej nëpërmjet arsyes, por këtë nuk mund ta garantonte. Kjo është pak a shumë çfarë mendoj unë”.
Andaj, një përgjegjësi e madhe bie mbi shpatullat e liderëve të botës. Ata po mundohen të përballen me realizëm me rreziqet para nesh. Vizioni për ta konsideruar këtë si zgjidhje ngërthehet në jetësimin e baraspeshës ndërmjet forcave të vendit dhe përmbajtjes për të përdorur fuqitë e tyre sulmuese deri në maksimum. “Është një sfidë e paprecedent dhe një mundësi e madhe”, thekson z.Kissinger.
E ardhmja e njerëzimit varet nga rrahja e shtegut të duhur. Diku nga mesi i orës së katërt të bisedës së tërëditorshme, dhe pak javë para festës së ditëlindjes, z.Kissinger shton me sharmin e tij karakteristik: “Edhe ashtu nuk do të jem këndejpari që ta shoh”.(Fund) Marrë nga “The Economist”/Koha.net