07:39 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

15:08 | 06/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i kufizojë blerjet qeveritare të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian që kalojnë vlerën mbi 45 milionë juanë, apo 6.3 milionë dollarë, si kundërpërgjigje ndaj masave kufizuese të Brukselit.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Brukselit janë trazuar, pasi Bashkimi Evropian vendosi tarifa doganore mbi automjetet elektrike të ndërtuara në Kinë dhe Kina vendosi taksa mbi importet e alkoolit nga BE-ja.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi se do t’ua ndalonte kompanive kineze pjesëmarrjen në tenderë publikë të BE-së për pajisje mjekësore me vlerë 60 miliardë euro, ose më shumë në vit, pasi arriti në përfundimin se kompanitë evropiane nuk kishin qasje të barabartë në tregun kinez.

Kjo masë u ndërmor nga Komisioni Evropian në përputhje me Mekanizmin Ndërkombëtar të Prokurimeve të BE-së, që hyri në fuqi në vitin 2022 dhe synon të sigurojë qasje të ndërsjellë në tregje.

Kundërmasat e Kinës ishin të pritshme pasi Ministria e Tregtisë sinjalizoi “masa të nevojshme” kundër vendimit të BE-së në fund të muajit të kaluar.

“Me keqardhje, pavarësisht vullnetit të mirë dhe sinqeritetit të Kinës, BE-ja ka këmbëngulur të ndjekë rrugën e vet, duke ndërmarrë masa kufizuese dhe duke ngritur barriera të reja proteksioniste”, tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë.

“Prandaj, Kina nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrë masa të ndërsjella kufizuese”, shtoi ajo.

Ministria e Financave tha gjithashtu se Kina do t’i kufizojë importet e pajisjeve mjekësore nga vende të tjera që përmbajnë komponentë të prodhuar në BE në më shumë se 50 për qind të vlerës së kontratës.

Masat hyjnë në fuqi qysh sot.

Ministria e Tregtisë sqaroi se produktet e kompanive evropiane që operojnë brenda Kinës nuk do të preken.

Të premten, Kina gjithashtu njoftoi vendosjen e tarifave deri në 34.9 për qind për pesë vjet mbi alkoolin e importuar nga Bashkimi Evropian – pjesa më e madhe prej tij konjak nga Franca, pas përfundimit të një hetimi që besohet të jetë kundërpërgjigje ndaj tarifave të BE-së për makinat elektrike.

Megjithatë, prodhuesit kryesorë të konjakut si Pernod Ricard, LVMH dhe Remy Cointreau u përjashtuan nga tarifat, me kusht që të shesin me një çmim minimal, të cilin Kina nuk e ka bërë publik.

Pas

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Para

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Para
Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

 



Të Fundit

Zvicra rihap ambasadën e saj në Teheran pas dy javësh mbylljeje

Zelensky njofton marrëveshje të reja ndërkombëtare për armët me SHBA-në dhe Danimarkën

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Vritet sekretari i këshillit bashkiak në Meksikë teksa po shikonte një ndeshje basketbolli

Nëntë të vdekur në një aksident rrugor në Egjipt

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.