Qeveria kineze ka marrë masa për të ulur numrin e lindjeve në vendet si Uighurs dhe minoritete të tjera si pjesë e një fushate për të zvogëluar popullsinë myslimane, ndonëse inkuarojnë një pjesë të vendit Han të bëjë më shumë fëmijë.
Disa gra kanë treguar se janë detyruar që të bëjnë kontrollin e lindjes, një praktikë që është e përhapur dhe sistematike. Katër vitet e fundit në rajonin perëndimor të Xinjiang po drejtohet një fushatë nga disa ekspertë që e quajnë një formë gjenocidi demografik.
Shteti i bën rregullisht teste shtatzënie dhe i detyron të vendosin pajisje intrauterine (që pengojnë ngjizjen) dhe shumë të tjerë detyrohen të bëhen abortime, thonë të dhënat nga intervistat e marra nga mediat e huaja.
Gulnar Omirzakh, një kineze e konfirmoi këtë rregull duke thënë se qeveria e detyroi të vendoste pajisjen e intrauterines. Sipas AP, arsyeja kryesore përse njerëzit dërgohen në kampe është se kanë shumë fëmijë. Prindërit që kanë tre fëmijë ose më shumë detyrohen të largohen nga familjet e tyre nëse nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar gjobat e majme.
Kujtojmë se Kina është vendi i parë ku nisi pandemia e Covid-19 dhe janë regjistruar 4,634 víktima deri më sot.(A.M/Faxweb.al)