Prej ditës së djeshme Kina ka vendosur që tiu japë statusin e dëshmorit të atdheut edhe infermierëve apo mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e betejës me koronavirusin.
Lajmi është bërë i ditur dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, i cili shpreh se kjo tregon seriozitetin e luftës ndaj kësaj sëmundje.
Postimi i Belortajas:
Nuk ka tashme asnje dallim mes ushtarakut qe niset në front dhe mjekut, ndihmësave, infermierëve e transportuesve të te infektuarve që bien në kontakt me raste të konfirmuara a të dyshuara të prekjes nga Coronavirus-i.
Dje autoritetet kineze shpallën se ashtu si të rënët në betejë, edhe personeli shëndetësor që ka humbur e humb jetën ne betejën epidemike merr statusin e “dëshmorit të atdheut” (martyr). Ky status do te perfshije edhe persona te tjere që kane sakrifikuar jeten -sipas disa kritereve.
Sado që duket një masë e brendëshme, ky eshte nje tjeter tregues i angazhimit suprem të Kinës per te luftuar virusin dhe bllokuar perhapjen e tij.
Siç thekson OBSH kërcënimi është global. Në këtë kuptim martirët kinezë në vijën e parë të luftës kundër CoV jane edhe ..dëshmorët tanë! Nderim të përjetshëm sakrificës së tyre!