Kina ka ndaluar gjithë aktivitetin e tregtimit dhe përpunimit të fildishit. Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kjo lëvizje e Kinës vjen pas një rezolute në Konventën për Tregtinë Ndërkombëtarë të Specieve të Rrezikuara në Afrikën e Jugut.
Sipas grupeve të ruajtjes, ky është një vendim historik për Kinën dhe një “lojë ndryshimi” për të ardhmen e elefantëve.
Pavarësisht se ky vendim do ndikojë pozitivisht për natyrën, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ekonominë. Kjo sepse Kina ka tregun më të madh të fildishit në botë.
Madje rreth 70% të tregut botëror, të paktën sipas kritikëve. (D.D/Shuplaka)