Virusi i përhapur në Kinë, që derimë tani ka shkaktuar 106 të vdekur, dhe më shumë se 4 mijë të prekur, duket se nuk e ka arritur ende pikën kulmore të tij.
Një ekip ekspertësh kanë vlerësuar se më e keqja për koronavirusin nuk ka mbërritur ende, pasi sipas tyre kulmi pritet që të jetë në muajin prill ku në qytete të mëdha si Pekini, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing mund të ketë deri në 150 000 të infektuar në ditë.
Kjo vjen për shkak të numrit të lartë të banorëve që kanë këto qytete, ndërsa OBSH ka theksuar se rreziku është i lartë nga koronavirusi për shkak të lehtësisë së përhapjes së tij, dhe faktit që mund të përhapet edhe në rast se nuk janë shfaqur ende siptomat e tij.
Virusi ka kaluar kufijtë e Kinës duke u përhapur edhe në SHBA, Japoni, Francë dhe sëfundmi në Gjermani, ku personat e prekur janë izoluar.
Ende nuk ka një shkak zyrtar për origjinën e virusit, ndërkohë që shumë qytetet në Kinë janë izoluar dhe është bllokuar jeta publike.
(E.K/Faxweb.al)