Ministria e Jashtme e Kinës ka bërë përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit në mënyrë direkte ushtrinë amerikane.
Ishte zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian i cili shkroi në një postim në Twitter: “Kur filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? ”.
Zhao vazhdoi të sugjerojë në postimin e tij se: “Mund të jetë ushtria e SHBA-ve ajo që solli epideminë në Wuhan. Bëhuni transparentë! Bëni publike të dhënat tuaja! SHBA-të na kanë borxh një shpjegim”.
Disa ditë më parë, edhe ambasadori i Kinës në Afrikën e Jugut minimizoi rolin e vendit të tij në përhapjen e pandemisë, duke thënë se në shumë shtete ajo u shfaq në mënyrë të pavarur nga rastet në Ëuhan.
“Megjithëse epidemia filloi për herë të parë në Kinë, kjo nuk do të thotë se virusi ishte me origjinë nga Kina, e lëre më të jetë “prodhuar në Kinë”– postoi ai.
Fox News shkruan se të dyja deklaratat, janë ilustruese të fushatës masive të PR-it të Kinës për të bindur botën se Shtetet e Bashkuara e kanë fajin për shpërthimin e koronavirusit, i cili ka marrë të paktën 4,700 jetë në të gjithë globin.
Në SHBA numri i të prekurve ka shkuar mbi 1 mijë persona, ndërsa presidenti Donald Trump ka vendosur mbylljen e fluturimeve me Europën, përveç Britanisë së Madhe.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post