18:05 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kina shqetëson Europën, Angela Merkel lë porosinë e fundit: Të bashkohemi që ta ndalim

13:53 | 15/10/2021
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kina shqetëson Europën, Angela Merkel lë porosinë e fundit: Të bashkohemi që ta ndalim

Angela Merkel bëri thirrje për një front të bashkuar të BE-së përballë fuqisë në rritje të Kinës.

“Si e trajtojmë ngritjen e Kinës si një fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake varet shumë nga fakti nëse Evropa me të vërtetë flet me një zë“, tha Kancelarja në largim e Gjermanisë, gjatë një vizite në Spanjë, ku u nderua me çmimin Carlos V.

“Fuqia e Evropës varet nga niveli i unitetit të saj“, shtoi ajo.

Një raport i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari nënvizonte se  se investimet në rritje të ekonomisë kineze në Evropën Lindore dhe Qendrore, gjatë dekadës së fundit, kanë rezultuar edhe me rënie të standardeve të qeverisjes, si dhe kanë ngritur shqetësime në lidhje me mjedisin dhe rritjen e nivelit të borxhit.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Kinës janë përkeqësuar në kohët e fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë.

Pekini përballet sakaq dhe me kritika e sanksione ndërkombëtare për ndalimin e më shumë se 1 milionë ujgurëve dhe pakicave tjera myslimane në rajonin e Ksinjiangut.

Projekti global i Kinës, “Një brez një rrugë” ka ngjallur shqetësime në Perëndim, pasi po vlerësohet si një projekt i shtrirjes së ndikimit kinez në botë.

Që prej lançimit në 2013 nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, në kuadër të kësaj nisme janë ndarë qindra miliarda dollarë për infrastrukturën e jashtme, por shumë vende që kanë marrë kredi nga Kina për projekte infrastrukturore, tani e kanë të vështirë kthimin e tyre e ky po shihet nga perëndimi si një  “kurth” i Kinës për t`i vendosur këto shtete nën ndikimin e saj.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Tragjike në Tiranë, humb jetën 21-vjeçari i infektuar nga Covid

Para

Dashuria e dikurshme ‘troket’ në derë për këto 3 shenja të zodiakut

Para
Dashuria e dikurshme ‘troket’ në derë për këto 3 shenja të zodiakut

Dashuria e dikurshme 'troket' në derë për këto 3 shenja të zodiakut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

Hegseth: Programi bërthamor i Iranit është eliminuar, “Merrni një lopatë dhe gërmoni”

Turqia në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia pas saj

Frikë dhe pasiguri në Teheran: Lideri suprem pezullon komunikimet pas sulmeve

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës, kapacitet 62 MW për 49 vite

UNESCO: Mediat online duhet të dallohen nga përmbajtjet individuale kërkohet përmirësim i ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.