04:26 | 06/06/2025

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Kur në vitin 1989 shumë regjime komuniste u përmbysën në Evropë, nxënësit e më shumë se 40 universiteteve, së bashku me punëtorë, intelektualë dhe zyrtarë publikë, marshuan në sheshin Tiananmen në Pekin për liri dhe demokraci.

Në natën ndërmjet 3 dhe 4 qershorit  të vitit 1989, tanket e ushtrisë vranë mijëra njerëz, ndoshta 10 mijë, duke i dhënë fund protestave të studentëve. Autoritetet për gjatë gjithë natës arrestuan dhe dhunuan qindra protestues.

Emblemat e atij revolucioni të përgjakshëm janë ende në kujtesë: njeriu që mbante në duar dy buqeta me lule dhe u përballë me tanket e ushtrisë apo dhe tankisti që nuk iu bind urdhrit të eprorëve të tij për ta shtypur studentin e guximshëm.

Edhe pas 36 vitesh, masakra në Sheshin Tianenamen mbetet një nga temat më delikate në politikën kineze. Politika shtetërore po bën përpjekje për ta fshirë atë nga historia.

Megjithatë, ka dy gjëra të rëndësishme që protestuesit në Sheshin Tiananmen arritën 36 vjet më parë:

Së pari, ata treguan se, kur u populli i Kinës dëshiron liri – shumë prej tyre kanë bërë sakrifica të mëdha drejt këtij qëllimi.

Së dyti, duke protestuar paqësisht, studentët në Sheshin Tiananmen dhe në të gjithë vendin ilustruan kontrastin e thellë midis kauzës dhe karakterit të tyre dhe atij të regjimit. Të përballur me protestues paqësorë, Partia Komuniste e Kinës dërgoi tanke dhe ushtarë. Duke vepruar kështu, ata i ekspozuan botës – jo për herë të parë dhe jo për të fundit – natyrën e tyre të vërtetë.

Por edhe pse kanë kaluar tridhjetë e gjashtë vite nga kjo ngjarje, regjimi duket se nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon shtypjen, mizorinë, çnjerëzimin, barbarinë dhe kriminalitetin e tij.

Para
 



Të Fundit