00:43 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kirurgu turk nga Spitali Amerikan shpëton nga paraliza 64-vjeçarin me mielopati cervikale

15:25 | 28/06/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kirurgu turk nga Spitali Amerikan shpëton nga paraliza 64-vjeçarin me mielopati cervikale

Kirurgu turk nga Spitali Amerikan shpëton nga paraliza 64-vjeçarin me mielopati cervikale

Kur I.K trokiti në derën e Spitalit Amerikan në Tiranë, gjendja e tij ishte tejet e rënduar. 64-vjeçari hyri në zyrën e Prof. Dr. Kamil Cagri Kose duke ecur me ndihmën e të afërmve të tij.

Gjithçka nisi një muaj parë, me dhembje, mpirje të duarve, vështirësi me ekuilibrin e për rrjedhojë edhe të qëndrimit. Mendoi se do të kalonte, por situata u përkeqësua deri në atë pikë sa e kishte të pamundur të ngrihej dhe të ecte pa ndihmën e dikujt.

Mjekët me të cilët u konsultua i sugjeruan të shkonte jashtë Shqipërisë për trajtim kirurgjik.

“Kur I.K erdhi te ne, veç të tjerash, kishte humbje të ekuilibrit gjatë ecjes, dhembje në të katër gjymtyrët, mpirje sidomos në këmbë (e djathta më shumë) dhe inkontinencë urinare. Rezonanca magnetike zbuloi një shtypje të fortë të palcës kurrizore në vertebrat C6-7 dhe C7-T1 të qafës. Ai gjithashtu kishte hiperostozis të segmentit cervikal të qafës gjë që i kishte bllokuar lëvizjen në të gjitha nyjet e saj. Sinjalet e shtyllës kurrizore kishin ndryshuar dhe nëse nuk do të operohej në kohë, do të ishte paralizuar plotësisht në të dyja këmbët dhe pjesërisht në të dyja duart”, tregon Prof. Dr. Kamil Cagri Kose.

Kirurgu i talentuar dhe me shumë eksperiencë tregon detajet e operacionit delikat:

“Kryem korpektomi në vertebrën C7 dhe u hoq kocka e ngjeshur si dhe struktura të diskut. Gjithashtu u vendos një mbështetëse prej titani për të zgjidhur problemin dhe për të fiksuar segmentin në mënyrë që situata të mos përsëritet më”. 4 ditë pas operacionit, pacienti doli nga spitali, për të vijuar menjëherë me fizioterapinë.

I.K u rikthye për kontroll në Spitalin Amerikan rreth një muaj e gjysmë pas ndërhyrjes, por këtë herë gjendja e tij ishte krejt tjetër. 64-vjeçari ecte në mënyrë krejt të pavarur, me një ekuilibër shumë të mirë dhe mund të kryente të gjitha aktivitetet e përditshme pa asnjë problem. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i skoliozës rrit shanset për një cilësi optimale të jetës. Nëse deri dje shumë pacientë shqiptarë drejtoheshin jashtë vendit për problemet e shtyllës kurrizore, sot kjo nuk është më e nevojshme, tashmë në

Tiranë, kirurgu turk Kamil Cagri Kose me eksperiencën e gjatë dhe teknikat moderne që përdor diagnostikon dhe trajton me sukses skoliozën, kifozën dhe tëgjitha patologjitë e shtyllës kurrizore.

Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Ortoped Traumatolog Prof. Dr. Kamil Cagri Kose telefononi në numrin 068 6063566. Per t'u informuar rreth projekteve te Klodian Allajbeu  ju mund te regjistroheni ne newsletter-in personal duke vizituar  http://bit.ly/tinyletter-5

Etiketa: spitali amerikan
Pas

Ambasada gjermane kërkon zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184, apel dhe për zgjedhjet e 30 qershorit

Para

Të jesh i shëndetshëm nuk mjafton! Riktheni bukurinë së bashku me flokët e humbur me teknikën Micro

Para
Të jesh i shëndetshëm nuk mjafton! Riktheni bukurinë së bashku me flokët e humbur me teknikën Micro

Të jesh i shëndetshëm nuk mjafton! Riktheni bukurinë së bashku me flokët e humbur me teknikën Micro

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.