Kisha ortodokse në Shkodër e kujton me mirënjohje dhe falenderime Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Drejtuesi i kishës at Nikolla Petani tregon se rreth 2 muaj më parë Janullatos miratoi rikonstruksionin e plotë të kishës ortodokse në Shkodër.
“Humbje e madhe për kishën ortodokse, për besimtarët ortodoks dhe për të gjithë vendin tonë. Kryepeshkipi Anastas nuk ishte thjesht një intelektual, njeri me vlera që kontribuoi për kishën ton,ë për vendin tonë. Lus zotin që të jetë në parajsë bashkë me shenjtorët sepse aty është vendi i tij. Njohja ime personale me të ka qënë që në moshën 9 vjeçare me at Aleksandrin, babain tim. Koha e fundit që e kam takur ishte para 1 muaji e pak kur na bëri dhuratë rikontruksionin e kësaj kishe dhe nuk di është humbje e madhe e do kohë që ne si besimtarë të rehabilitohemi.
Shumë gjëra ka bërë për kishën tonë e kishën në Shqipëri dhe e fundit është kjo. Lus zotin të jetë bashkë me shenjtorët. “Biri im kujdesu për besimtarët” ka qenë fjala e tij. Hera e fundit që erdhi në Shkodër ishte para 2 vitesh pasi angazhimet e tij botërore e mbanin të lidhur me shumë punë”.
At Nikolla thotë se pengu i tij është fakti se ai nuk mundi të ishte pjese e meshës në përfundim të rikonstruksionit të kishës në Shkodër, sikurse kryepeshkopi e kishte premtuar.
“Gjithmonë shprehja e kryepeshkopit ishte kujdesuni për besimtarët. Ne e lamë me të në momentin që do mbaronte rikonstruksiomni i kishës, ai të vinte në Shkodër e ne do bënim meshën bashkë për ta falënderuar për rikonstruksionin e kishës, kësaj mrekullie që bëri për ne e për besimtarët tanë. Për ne është një peng që nuk arritëm që kryepeshkopi të vinte e të jepte meshën këtu bashkë me besimtarët.”
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë 2 ditë më parë teksa la pas dhimbje në mbarë vendin e veçanërisht për besimtarët ortodoks.