Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Doktor Ruzhdi Metali. Në studio ka pasur një lidhje me Skype me një pacienten e Doktorit, e cila ka treguar se fillimisht ishte skeptike për kurimet e tij, por tani është shumë mirë, dhe nuk vuan më nga migrena.
“Quhem Zoje, jetoj në Gjermani, kam pasur probleme me dhimbje koke, më kanë caktuar mjekët shkallën më të lartë të migrenës. Për 7 vite kam bërë terapi. Doktor Ruzhdiun e kam njohur përmes emisionit tuaj, doktori ma ka dhënë një terapi dhe pas terapisë, jam ndjerë shumë mirë.
Asnjëherë nuk përdor ilaçe, Doktor Ruzhdiu më ka dhënë disa pika. Tani ndihem shumë mirë, jetoj e qetë, e falenderoj shumë Doktor Ruzhdiun. Prej 3 vitesh e kam kryer terapinë dhe tani jam shumë mirë”, ka thënë ajo me një lidhje në Skype në studio.
Metalli me shaka apo jo, tha se ilaçet me pika i prodhon pasi flet me UFO-t, dhe ka aftësi të kurojë dhe sëmundjet e pashërueshme si kanceri.
(E.K/Faxweb.al)