02:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kishe frikë për Vetingun e mamasë tënde? Rudina Hajdari i përgjigjet pyetjes së sikletshme

07:40 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kishe frikë për Vetingun e mamasë tënde? Rudina Hajdari i përgjigjet pyetjes së sikletshme

Deputetja Rudina Hajdari në një intervistë për gazetarin Adi Krasta ka deklaruar se askush nuk mund ta largojë nga PD, duke nënkuptuar se do kandidojë sërish. “Askush s’më nxjerr dot nga PD, vetëm nëse demokratët më thonë “nuk na përfaqëson më” dhe kjo do të shihet tek vota”, tha ajo.

Duke folur për momentin që vendosi të qendruar në Parlament Hajdari u shpreh: “Mu desh kohë ta merrja. Arsyetova me veten se ku do më çonte ky vendim, çfarë kosto do kishte për vendin. Nuk e mendova në asnjë moment se çfarë kostoje do kishte për mua. Më thanë që duhet të pozicionohesh mirë në PD nëse do një karrierë të gjatë politike dhe unë hezitova e thashë nuk është kjo arsyeja përse jam këtu”.

E pyetur nga Krasta nëse ky vendim ka ardhur për shkak të një frike për nënën e saj Fatmir Hajdari që mund të rrezikonte deryrën si gjyqtare në kuadër të vettingut, deputetja tha se nëna e saj është gjyqtare para se ajo të hynte në politikë dhe ka jetën e saj.

“Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, tha ajo më tej, duke pohuar se është edhe nënshtetase amerikane.

Për sa i përket reagimeve në PD, Rudina Hajdari tha se kanë qenë të shumta si pozitive ashtu edhe kritike.

Pyetje: Disa arsye bindëse pse e ke bërë?

Rudina Hajdari: Atëherë, e para se mendoj se kjo i vlen Shqipërisë. Se ky është një vendim ekstrem që mund ta çoj vendin në destabilitet. Prandaj jemi ne këtu të shfaqim një alternativë. Kjo është mënyra më e mirë të shprehim revoltën.

Pyetje: Jeni sot një kundërshtare e qeverisë?

Rudina Hajdari: Patjetër absolutisht, në gjithë qenien e saj.

Pyetje: Nuk është një parti e lehtë PD. Më duket në parim një vendim karrierë-vrasëse. Je gati për t’u nxjerrë nga kjo parti?

Rudina Hajdari: Askush s’më nxjerr dot nga PD, vetëm nëse demokratët më thonë “nuk na përfaqëson më” dhe kjo do të shihet tek vota. Unë do të bëj të pamundurën për Shqipërinë. Kjo është një gjë që e kam ëndërruar që e vogël sepse vendi ynë ka potenciale.

Pyetje: Të shqetëson fakti që tani të do më shumë PS-ja?

Rudina Hajdari: Shoqëria jonë është e përçarë ose PD ose PS dhe këtë e ka bërë politika shqiptare. Duhet të ndryshojë kjo kulturë.

 

Etiketa: Rudina Hajdarivetingu i se emes
Pas

Apple prezanton shpikjen e re, ajo çka na duhej për të mbrojtur privatësinë

Para

Shpenzime rekord jashtë vendit në 2018-n, “fluturojnë” 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

Para
Sekuestrohen në Rinas 26 300 dollarë të padeklaruara, tentuan ti nxirrnin jashtë vendit

Shpenzime rekord jashtë vendit në 2018-n, “fluturojnë” 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.