Të paktën katër persona janë arrestuar në Spanjë, pasi kishin grabitur banesat e futbollistëve të Atletiko dhe Realit të Madridit.
Të gjithë të arrestuarit janë me kombësi shqiptare dhe akuzohen për krime të vjedhjes së banesave në kuadër të grupit kriminal.
Sipas eldiario.es, pre e vjedhjes ka rënë dhe trajneri i Realit Zinedine Zidane, ndërsa grabitjet ndodhnin gjatë kohës që yjet e futbollit ishin duke luajtur ndeshje.
Njëri nga të arrestuarit me origjinë shqiptare ka inicialet MZ. Ai ishte arrestuar edhe më herët 2007, kur një nga anëtarët e organizatës së tij sulmoi dhunshëm shtëpinë e biznesmenit José Luis Moreno.
Gjatë aksionit janë rikuperuar një numër i madh i sendeve të vjedhura, mes tyre dhe medalja e ligës së Kampionëve të Thomas Partey dhe pasaporta e tij.
Në shtëpinë e mesfushorit të Atlético de Madrid në Boadilla del Monte ishte një roje, por që nuk mundi të ndalonte bandën që të vidhte. Casemiro pësoi një vjedhje me të njëjtat karakteristika në ditën e derbit të Madridit.
Në qershor, ata hynë në shtëpinë e Alvaro Morata me gruan e tij, fëmijët e tij dhe kujdestarin e fëmijëve brenda shtëpisë. Në të njëjtin muaj, Lucas Vázquez ishte gjithashtu një viktimë. Përveç kësaj, Isco dhe Zidane u grabitën gjatë së njëjtës ditë.
Për të kryer krimet e tyre, ata vodhën makina, u ndërruar targat dhe më pas u maskuan që të mos njiheshin nga kamerat.
Përveç katër të arrestuarve, Garda Civile beson se një anëtar i pestë i saj është arratisur nga Spanja, dhe ka kërkuar që ndaj tij të ketë një urdhër arrest ndërkombëtar.
(E.K/Faxweb,.al)