Një zjarr ka rënë në një ballkon (i përshtatur në dhomë gatimit) nē një banesë në lagjen “Kala”, në Berat. Mësohet se zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr dhe ishin larguar nga banesa.
Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëseje dhe 10 punonjës që ndërhynë në mënyrë të menjëhershme,duke neutralizuar shpejt flakët. Zjarri u shua në një kohë të shkurtër, duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Agron Kasimi nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme brenda në banesë, i vetmi ambjent që pësoi dëme materiale nga zjarri ishte ballkoni, ku ndodhet soba.