17:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kishin kërkuar azil politik, Franca kthen 30 shqiptarë. Zv.ministrja e Brendshme: Shanset për azil janë zero

18:22 | 09/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kishin kërkuar azil politik, Franca kthen 30 shqiptarë. Zv.ministrja e Brendshme: Shanset për azil janë zero

Ditën e sotme, Franca ka kthyer në Shqipër plot 30 shqiptarë të cilët kishin kërkuar atje azil politik. Mësohet se shqiptarët kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me një avion charter rreth orës 15:30, në aeroportin e Rinasit.

Ky është avioni i tretë, ndërkohë që pritet edhe një tjetër brenda pak ditësh. Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, e shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Aida Hajna, ka pritur të kthyerit nga Franca në aeroport, për t’u përcjellë atyre mesazhin e qartë që nuk do ketë azil politik.

Deklarata e zv.ministres:

Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri.

Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t’u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.

Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t’u cënohet.

Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.

Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë.

Në kuadër të kësaj edhe Policia e Shtetit ka marrë një plan masash, ka nxjerrë disa urdhëra për të monitoruar lëvizjet e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë, por ky shqetësim i ngritur nga vendet e BE-së sigurisht që nga ne, nga shteti Shqiptar, ka angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të Policisë Kufitare të shtetit Shqiptar, që do të monitorohet me shumë përgjegjësi lëvizja e shtetasve, por duam që edhe vetë qytetarët të ndërgjegjësohen që lëvizja e tyre duhet të jetë në përputhje me rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ua kërkojmë, ua çojmë këtë mesazh ndërgjegjësimi të gjithë shtetasve shqiptarë për të mos cënuar, e theksoj dhe një herë, për të mos rrezikuar atë që ne arritëm me shumë mund, lëvizjen tonë të lirë brenda kufijve të BE.

Urdhëri i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pikërisht ka të bëjë me forcimin e masave të kontrollit kufitar.

Urdhër ky i nxjerrë në zbatim të ligjit të ri për kufirin, nxjerrë në vitin 2016 , ka hyrë në fuqi në vitin 2016 dhe pikërisht në vazhdën e zbatimit të ligjit të ri i cili është i përafruar me atë të BE-së, por edhe në kuadër edhe të respektimit të kushteve të lëvizjes së shtetasve Shqiptarë në zonën Schengen, pikërisht ky urdhër pra, vjen me një sërë masash për të forcuar kontrollin kufitar por gjithmonë unë e theksoj duke ruajtur balancën e së drejtës për lëvizje të lirë.

Sigurisht që do të ketë kontrolle, do të jenë më të imëta. Sigurisht një objekt më i rëndësishëm i kontrollit do të jenë shtetasit inad dhe ata të depërtuar, do të këtë kontrolle më të shumta ndoshta në vijën e dytë të kontrollit për shtetasit që mund të dalin të dhëna nga sistemi pra sistemi TIMS, por asgjë e jashtëzakonshme.

Ndoshta dhe zhurma që kemi dëgjuar në media që po cënohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë nuk është e vërtetë, thashë gjithçka është konform ligjit që kemi ne për kontrollin kufitar, i përafruar me legjislacionin e BE-së por edhe konform siç thashë, të gjitha masave të lëvizjes së lirë të shtetasve brenda zonës Schengen.

Mos kërkoni azil brenda vendeve të BE,

Shanset për azil janë zero.

Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Të gjithë ata shtetas që pretendojnë një shkollin më të mirë, që duan të gjejnë punë, kanë të gjitha mundësitë ligjore, rrugët ligjore për të kërkuar diçka të tillë në vendet e BE-së. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ministria e brendshmeRovena Vodo
Pas

Motori përplas 14-vjeçarin shqiptar në Itali, aksidentohet teksa po kalonte rrugën

Para

Raporti i BE-së: Shqipëria ka abuzim fondesh dhe mungesë menaxhimi të dhënash

Para
Raporti i BE-së: Shqipëria ka abuzim fondesh dhe mungesë menaxhimi të dhënash

Raporti i BE-së: Shqipëria ka abuzim fondesh dhe mungesë menaxhimi të dhënash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.