Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj personave të arrestuar në radhët e punonjësve të tatimeve në Durrës, pas skemës së mashtrimit financiar.
Përpara gjykatës, pritet që të dalin shtetasit:
Ali Agolli
Ben Caka
Enis Xhaferi
Regan Merdani
Roland Avdo
Çështja do të gjykohet nga Paulin Çera rreth orës 9:30, ndërkohë në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore.
Këta shtetas kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të padeklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistruar dhe padeklaruar në organin tatimor.
Në kuadër të hetimeve nën drejtimin e prokurorisë Durrës është ekzekuatuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest me burg për 7 shtetas (2 në mungesë) dhe detyrim paraqitje për 3 shtetas të tjerë, si dhe masën e sigurimit pasuror, sekuestro-preventive për disa prona, vlera e të cilava paraprakisht kalon 2 milion euro.
Nga hetimet financiare të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:
- Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro.
- Një hidrocentral me një siperfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë.
- Një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë.