Gjashtë shtetas të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale janë vënë në prangat e Policisë së Fierit.
Të ndaluarit, të cilët rezultonin persona të shpallur në kërkim, akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndër të tjera për “Vjedhje”, “Falsifikim”, “Trafikim narkotikësh”, etj.
6 të ndaluarit nga policia dhe veprat penale për të cilat akuzohen:
- Dëfrim Çela, i shpallur në kërkim për “Trafikim i narkotikëve”
- Ledian Kola i shpallur në këkrim për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”,
- Athanasios Piperi akuzohet për “Falsifikim të dokumeneteve”,
- Osmani i shpallur në kërkim për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”,
- Dyler Delishi akuzohet për veprën penale “Mashtrim”,
- Gjini për “Sigurimi për kushte të vjedhjes”
(XH.A/SHUPLAKA)