Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 2 të rinjve gjatë mesnatës së djeshme në Tiranë. Mësohet se 2 të plagosurit Enis Sanxhku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç kanë qenë duke u kthyer nga loja që kishin bërë në kalçeto. Gjatë këtij momenti, pas një manovre të gabuar, ata i kanë prerë rrugën drejtuesit të automjetit tjetër dhe më pas janë konfliktuar me të duke e çuar çështjen deri në përdorimin e armëve.
Pas plagosjes, dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po punon ende për kapjen e autorit.
Njoftimi i Plotë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.