22:19 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kishte 48 orë afat për ta dorëzuar, Lulzim Berisha firmos formularin e pasurisë

12:09 | 05/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentoi të vriste Lul Berishën, nis seanca gjyqësore për Ahmet Ajetin

Një ditë më parë u raportuar se ndaj Lulzim Berishës kishte mbërriturt nga Operacioni Forca e Ligjit një formular që duhej ta plotësonte për të justifikuar pasurinë.

Mësohet se Berisha ka firmosur ditën e sotme formularin dhe pritet të shqyrtohet nga organet ligjzbatuese vërtetësia e deklarimeve të tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme avokati i tij, por edhe familjarët deklaruan se nuk ishte e drejtë kërkesa e OFL ndaj Berishës pasi ai sipas tyre, po shlyen detyrimet ndaj drejtësisë dukë ndjekur ‘shërbimin e provës’ që pasi është liruar nga qelia me këtë kusht.

Mësohet se formulari është depozituar nga avokati i Berishës në Drejtorinë e Policisë ndërsa sjellim në vëmendje çfarë kanë deklaruar vetëm familjarët e tij.

Luljeta, motra e Lulzim Berishë ka folur për Fax News në një lidhje telefonike ku ka deklaruar se i vëllai nuk ka ifarë deklaron duke argumentuar se ka në zotërim vetëm një bar kafe me qera ku shlyen detyrimin ndaj drejtësisë.

Ajo tha se vëllai i saj është një qytetar që ka respektuar ligjet e vendit, i cili kryen dënimin që i ka caktuar gjykata me ‘shërbim prove’, ndërsa tregon se ka marrë një ambjent me qera dhe ushtron aktivitetin si ‘bar kafe’ ku edhe shlyen obligimet ndaj drejtësisë.

Berisha kërkon nga shteti që ti dërgohet formulari që ta plotësojë, ndërsa deri më tani thotë ajo nuk ka mbërritur pavarësisht se vëllai i saj është në listën e personave që do të hetohen nga ky ligj i ri që ka hyrë në fuqi.

Luljeta Berisha thotë se përveç lokalit, Lulzimi nuk disponon asnjë biznes tjetër që të mund ti konfiskohet apo hetohet për burimin e të ardhurave.

Pjesë nga biseda drejtpërdrejt me studion e lajmeve të Fax News:

Luljeta Berisha: Nuk ka ardhur asnjë formular, dhe do të kërkoja përmes jush si media e lirë dhe e pavarur, që të mos spekulohet. Ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë ia ka hequr burgimin përjetë, ndërsa ka dalë me ‘shërbim prove’. Ka një biznes, një lokal, ‘bar kafe’ të thjeshtë, sepse ‘shërbimi i provës’ kërkohet me kë jeton.

Çfarë pasurish ju ka sekuestruar shteti?

Luljeta Berisha: Vëllait tim gjatë gjykimit kur iu dha dënimi i përjetshëm, i është bërë edhe një gjyq pasurie ndaj familjarëve të tij, të cilat janë sekuestruar. Vëllai është rehabilituar. Paguan taksa, është i rregullt dhe i paguan taksa këtij shteti.

A keni pasur problem me drejtësinë që pas daljes nga burgu të vëllait tuaj?

Luljeta Berisha: Asnjë lloj problemi, sepse ‘shërbimi i provës’ kërkon që të mos bëjë asnjë lloj gabimi. Biznesi është me licensë shtetërore, e kemi me qera. Ku do punojë nëse i merret biznesi, ku do ta shlyejë ai shërbimin e shtetit? Nëse nuk do të paguante taksat apo do të shkilte urdhërin e gjykatës atëherë do të kishte të drejtë shteti. Kur të vjen një letër ka ca pika aty, s’kam pasuri, çfarë do të më sekuestrojë.

Po llogari bankare ka vëllai juaj?

Luljeta Berisha: Tani po talleni ju?! Problemi qëndron nëse ai ka janë më se të kontrollueshme, normal që ka sepse pagesat dhe fitimet e lokalit bëhen përmes bankës.

A keni bërë kërkesë që t’iu vihet në dispozicion formular?

Luljeta Berisha: Me sa di unë ka kontaktuar vëllai me avokatin dhe e ka autorizuar atë që shteti ti dërgojë formularin dhe ta plotësojë, jemi dakort të zbatojmë ligjet e shtetit.

A egziston një mundësi që ju të keni problem me drejtësinë?

Luljeta Berisha: As unë as motra ime, dhe as vëllai im nuk kemi problem ligjore, jemi një familje e rregullt dhe e nderuar, pavarësisht asaj për të cilën bëri vëllai, e shlyu me burg. Asnjë konflikt me askënd në rruzullin tokësor, jemi qytetar të lirë si çdo tjetër në republikë.

Pak orë pasi OFL i kërkoi që të bënte deklarim pasuror, Lulzim Berisha ka reaguar përmes avokatit të tij Detar Hysi, i cili thotë se klientit të tij i janë kthyer pronat që prej vitit 2007.

Hysi shprehet se Lulzim Berishës i janë sekuestruar edhe më parë pasuritë nga krimet e rënda, dhe janë provuar se ato nuk janë të paligjshme. Dy pronat e vetme që ai ka janë një bar kafe me qera edhe një autobot që shpërndan naftë për mjete të tjera.

“Klienti im nuk ka se çfarë pasurish të deklarojë, pasi ato i janë sekuestruar dhe më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Lulzim Berisha është qytetar i lirë, dhe paguan taksa ashtu siç çdo biznesmen tjetër (lexo lajmin)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: LULJETA BERISHAlulzim berisha
Pas

Njëri i kapur me 1.8 ton kokainë tjetri biznesmen që trafikonte njerëz, kush janë personat që duhet të justifikojnë pasurinë

Para

Babë e bir shpërndanin drogë në Kamëz, vihet në pranga 58-vjeçari djali shpallet në kërkim

Para
Babë e bir shpërndanin drogë në Kamëz, vihet në pranga 58-vjeçari djali shpallet në kërkim

Babë e bir shpërndanin drogë në Kamëz, vihet në pranga 58-vjeçari djali shpallet në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.