Një 22 vjeçar ka përfunduar me temperaturë të lartë të spitalin e Infektivit në Tiranës mbrëmjen e sotme.
Fax News raporton se 22-vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Milano dhe ka qenë i shoqëruar nga babai i tij. Mësohet se i riu ka qenë me temperaturë 42, ndërkohë që priste analizat, pasi dyshohet se është i infektuar nga koronavirusi.
Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vendin tonë janë 51 persona të infektuar me koronavirus, një sëmundje e cila ka paralizuar tashmë pothuajse shtetet më të fuqishme të botës.
Sipas të dhënave nga burime pranë ISHP-së rreth 30% e testimeve që janë kryer u janë bërë stafeve mjekësore, çka tregon se vala e përhapjes te qytetarët mund të jetë shumë më e madhe.
Në spitalin Infektiv janë duke u trajtuar 20 raste me COVID, 3 prej të cilëve paraqesin gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër sipas ministrisë ka gjendje më të stabilizuar.
(M.Q/Faxweb.al)