Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një pushues nga Kosova është mbytur në det.
Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë rreth 62 vjeç, ndërsa mbytja e tij ka ndodhur në sektorin “Apollonia’’.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së pushuesit.
Ky nuk është rasti i parë i mbytjes në këtë sezon. Të tjera ngjarje të rënda kanë paraprirë.
(E.K/SHUPLAKA)