Lila Mile është një vajzë 16-vjeçare me origjinë nga Shqipëria e cila është shpallur në kërkim pasi ka humbur çdo kontakt me të afësrmit nga Fasano të Italisë tre ditë më parë.
Ishte data 10 Tetor rreth orës 12:00 kur Lila ka humbur kontaktet me familjarët ndërsa mësohet se me vete ka marrë edhe pasaportën e saj për të mos u kthyer më që prej asaj dite.
Tejet të shqetësuar familjarët kanë kërkua ndihmën e policisë italiane dhe sipas informacioneve që disponojnë, vajza është akoma ne territorin italian.
16-vjeçarja është parë për herë të fundit në stacionin e Fasanos, e veshur me këmishë të kuqe, pantallona të shkurtra të bardha dhe këpucë të zeza.
Babai dhe vëllai i saj janë tejet të shqetësuar për vajzën. Ky i fundit kishte zbuluar disa mesazhe të Lilës me një djalë shqiptar në Snapchat, me të cilin ajo kishte disa muaj që bisedonte.
(F.GJ/FAXWEB.AL)