Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 49-vjeçar. Personi i arrestuar është identifikuar si Fatos Alushllari, i cili u kap në zonën e Qafë Botës.
Alushllari, lindur në Gramsh dhe banues në Babrru të Tiranës u ndalua në doganë teksa udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ me targë AP125FS.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare, droga u gjet e fshehur në mjet.
Sakaq, policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka të tjerë persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
DETAJET E POLICISË:
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike. Më datë 14.01.2018, në PKK.
Qafë Botë, gjatë kontrollit të mjetit tip ”Benz”, me drejtues shtetasin Fatos Alushllari, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me doganën kanë konstatuar 22 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, me peshë 23.5 kilogramë.
Shtetasi Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike”.
(E.K/FAXWEB)