Ky është momenti tmerrshëm kur një piton i gjatë 5 metra, detyrohet ta vjell gjelin e një fermeri që e kishte gëlltitur për së gjalli.
Nut Wattana kishte vërejtur se dy gjela po i mungonin, kur doli në oborrin e shtëpisë në Pathum Thani në Tajlandë, shkruan Daily Mail.
Ëattana menjëherë i telefonoi ekipeve të specializuara në kapjen e gjarpinjve, të cilët e shtrinë në oborr dhe e detyruan ta nxjerr nga goja gjelin e ngordhur.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur pitoni gjigant vjell nga goja gjelin, kurse gjeli tjetër është gjetur i ngordhur afër shtëpisë.
‘Unë nuk dëgjova zërin e dy gjelave në mëngjes, kështu që unë shkova për të kërkuar,’ tha Z. Ëattana.
“Nuk mund t’i shpëtoj zogjtë tani. Ata ishin dy nga të preferuarat e mia. Për fat të mirë unë kam shumë më tepër gjela dhe pula. ‘
Ai shtoi: ‘E fal gjarpërin sepse ishte thjesht instinkt i tij natyror’.
Pitonit iu dha kohë për të marrë veten dhe pastaj në thes çuan larg në një xhungël, ku u lirua.
Një piton zakonisht merr rreth dy javë për të treturt një gjel me atë madhësi. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=A73xHFk7aeY