Situata e drogës në vend vijon të jetë mjaft shqetësuese dhe çdo ditë vijon të ndalohen sasi të konsederueshme.
Ajo që të bije në sy është vendet në të cilat droga fshihet, nga banesat në terren, mund ti gjesh të gjitha.
Policia e Sarandës ka arrestuar sot pronarin e një hoteli në Sarandë, pasi iu gjetën 22.5 kilogramë kanabis
Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të Erjon Beqirit, 32-vjeç, në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli drogën të fshehur në 3 thasë me thurje në dollap.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë në cilësinë e provës materiale.
Mbi pronarin e hotelit rëndon akuza e”Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. (E.K/SHUPLAKA)