Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga Policia kryeplaku i fshatit Cacabes në Peqin për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike. Shtetasit R.D. 59 vjeç, banues në këtë fshat, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar iu gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gjithashtu në Përrenjas janë arrestuar nga Policia e Librazhdit edhe dy vëllezër për dhunë në familje, të dy banues në fshatin Pishkash të Përrenjasit. Shtetasit F.A. 27 vjeç dhe L.A. 24 vjeç, u arrestuan në flagrancë pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj xhaxhit të tyre, shtetasit A.A. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Cacabes, për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu vihen në pranga dhe 2 vëllezër, për dhunë në familje.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin:
R. D., 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit F. A., 27 vjeç dhe L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Përrenjas, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj xhaxhit të tyre, shtetasit A. A.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.