Ditën e djeshme rreth orës 20;20 në Portin e Durrësit është ndaluar një shtetas italian, banues në Alanno.
Nicolino Alberico është ndaluar për shkak se rezultonte u shpallur në kërkim, pasi kishte marrë një makinë me qera dhe nuk e kishte kthyer më.
Madje ai nuk kishte paguar as detyrimet e qerasë për aq ditë sa e kishte mbajtur, teksa lëvizte në kryeqytet.
Ky shtetas është tranferuar më pas drejt Policisë së Tiranës ku do të kryhen edhe procedurat e mëtejshme të hetimit dhe të verifikimit.
Mesa duket jo vetëm ne shqiptarët vjedhim, ashtu si na ka dalë nami në vendet fqinje.
(E.K/FAXWEB)