Guvernatori i Teksasit Greg Abbott ka rezultuar pozitiv me COVID, njoftoi zyra e republikanëve me anë të një deklarate, ku theksohej se ai është testuar çdo ditë, dhe ky ishte testi i tij i parë pozitiv.
Ata shtuan se Abbott-i është plotësisht i vaksinuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai tani do të izolohet në rezidencën e guvernatorit dhe po merr trajtimin e antitrupave monoklonalë të Regeneron.
“Guvernatori Abbott është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe aktualisht nuk po përjeton asnjë simptomë. Të gjithë me të cilët Guvernatori ka qenë në kontakt të ngushtë sot janë njoftuar. Zonja e Parë e Teksasit, Cecilia Abbott rezultoi negative”, tha zyra e republikanëve.