Në prangat e policisë ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia pohuan se Genti Kapllanaj, banues në fshatin Bolenë të Vlorës iu gjet rreth truallit të banesës së tij, në vendin e quajtur “Maja e Luathit”, një parcele me 78 bimë narkotike.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. (J.V/Shuplaka)