Është arritur të parandalohet në kohë një ngjarje e rëndë në Pogradec ku një shtetas me precedent penalë të mëparshëm kishte të planifikuar të vriste tre persona. Ai është ndaluar dhe arrestuar së bashku me bashkëpunëtorin e tij.
Ka rënë në pranga shtetasi Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedent të mëparshëm në krime kundër personit) dhe i shtetasit N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij.
Arrestimi i tij u krye pasi ky shtetas, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka patur si synim t`i vrasë këta të fundit.
Detaje të Policisë së Pogradecit:
Strukturat e Policisë së Shtetit, parandalojnë një ngjarje të rëndë. Policia kap dhe arreston në flagrancë një shtetas, i cili kishte planifikuar të vriste tre persona të tjerë, me të cilët kishte konflikte të hershme. Arrestohet gjithashtu edhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij. Më datë 25.04.2017, Sektori per Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim dhe me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Sektorit për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, bënë të mundur parandalimin e një vrasje të trefishtë . Nga ana e këtyre strukturave, falë një pune të mirëorganizuar dhe duke përdorur dhe metodat proaktive u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedent të mëparshëm në krime kundër personit) Në vijim të këtij rasti u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit : N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij. Arrestimi i Kuqos u bë pasi ky shtetas, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka patur si synim t`i vrasë këta të fundit. Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volksëagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë. Shërbimet Policore po vijojnë me kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, në përfundim të të cilave do t`iu përcjellim edhe informacion të plotë.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1676″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]