Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku është vrarë një i ri shqiptar. Mediat atje bëjnë me dije se 30-vjeçari kishte shkuar për të vjelë ullinj kur është qëlluar me një send të fortë metalik duke i shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë autori e ka fshehur trupin e tij në rërë, për të fshehur gjurmët.
Kjo ngjarje e rëndë vjen pas asaj të zbuluar një ditë më parë ku një tjetër shqiptar u gjet i vdekur teksa dyshohet se është vrarë nga pronari i tij. Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Mera, që ishte zhdukur prej ditësh dhe nuk dihej mbi fatin e tij.