Gazetari i emisionit “Ajsberg”, Artur Çani është ndaluar nga policia teksa lëvizte në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Mësohet se shkak është bërë prezenca në këtë vend e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili po merrte pjesë në një aktivitet.
Efektivët e policisë e kanë ndaluar gazetarin të kalojë pranë zonës ku po bënte ‘shfaqjen e radhës’ Veliaj. Ndërkohë mësohet se në aktivitetin ku merrte pjesë kryebashkiaku nuk kishte prezencë të medias por vetëm fotografë dhe kameramanë të regjisë qëndrore.
Vetë Artur Çani deklaroi menjëherë pas ngjarjes se “isha duke ecur te zona e liqenit kur mu turrën 20 truproja”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, gjatë kohës kur gazetari po bënte ecje në zonën e Liqenit Artificial.